Report TV - Zbardhet dosja, ja ku u gjet ADN-ja që identifikoi vrasësin e ish-policit
  • 5 years ago
Gjergj Cukali, i arrestuari i dytë nga policia e Tiranës për vrasjen e ish-policit Arben Bilali në 30 janar 2019, ka dalë para gjykatës së kryeqytetit, ku është njohur me masën e sigurisë ?arrest në burg?. Gjatë përballjes me provat e prokurorit të çështjes Cukali ka qëndruar i qetë në sallën e gjyqit, duke pohuar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Bilalit, person të cilin as nuk e kishte takuar ndonjëherë dhe nuk kishte patur njohje me të.

Nga ana tjetër prokurori i çështjes ju drejtua gjykatës së Tiranës se duhet të caktonte masën e arrestit në burg për të arrestuarin Cukali, pasi sipas tij një analizë ADN-je pështyme, e kishte identifikuar si të dyshuarin kryesor në këtë vrasje. Prokurori i Tiranës i tha gjykatës se kampioni i pështymës së të arrestuarit Gjergj Cukali, është gjetur në një bidon uji plastik me mbishkrimin ?Spring?, send ky që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale brenda në makinën që vrasësit kanë përdorur për tu larguar dhe që është gjetur nga policia në Bathore.Më tej prokurori parashtroi se kampioni i pështymës i marrë në bidonin e ujit është analizuar më mostrat e pështymës së marrë ndaj Gjergj Cukalit, kur ky i fundit është shoqëruar një herë në vitin 2018 në policinë e Tiranës, pasi ishte larguar nga vendi që i kishte vendosur gjykata për të qëndruar.Rezultatet laboratorike të kryera nga policia shkencore kanë dalë të përafërta me pështymën që policia ka marrë në bidonin e ujit të sekuestruar në makinën e vrasësve me ato të mara Gjergj Cukalit.
Recommended