Nis sesioni i ri, Ruçi: Grupet politike ta ndajnë luftën për pushtet me luftën për Shqipërinë në BE

  • 6 years ago
TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar seanca e parë parlamentare pas shkëputjes së pushimeve. Në sallë prezent kanë qënë vetëm deputetët e maxhorancës, ndërsa opozita (PD, LSI dhe aleatët e tjerë) siç edhe kishte paralajmëruar ka zhvilluar një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër.

Në fjalën e tij, Ruçi ka përmendur edhe reformën në drejtësi duke përmendur edhe mosmiratimin e ligjit të Magjistratëve.

Fakti që 56% e gjyqtarëve u shkarkuan tregon që kjo ishte një domosdoshmëri për këtë sistem. Mosmiratimi i ligjit për Magjistratët  tregon se dakortësia nuk u mbështet nga ana e opozitës. Kemi rastin që ta korrigjojmë në këtë sistem të ri parlamentar. Nuk është në dorën e Kuvendit apo Qeverisë për t?i dhënë të drejtën qytetarëve. 

Qëllimi i reformës është garantimi i zbatimit të të drejtave të qytetarëve. Brenda këtij sesioni duhet të finalizohet ngritja e organeve të reja të drejtësisë . Këshilli për legjislacionin nuk përmbushi detyrën ndaj 5 vendimeve te Gjykatës Kushtetuese. Kostot e reformës ciladoqofshin jemi të dënuar t?i shërbejmë interesit publik.

Ftoj të gjitha grupet politike që të ndalin luftën për pushtetin e radhës, beteja jonë e përbashkët është për integrimin në Europë.

Recommended