"Droga, sfide per Shqipërine”/Eurodeputetet: Rezultate konkrete ne luften ndaj saj

  • 6 years ago
Për herë të dytë brenda me pak se një muaji ministri Ditmir Bushati ka dëgjuar në Bruksel të njëjtin refren nga zyrtarët evropiane që ka të bëjë me kërkesën për rezultate konkrete në luftën ndaj kanabisit në vend.

Në komisionin e jashtëm të parlamentit kreu i tij David McCallister dhe raporteri Fleckenstein e kane cilësuar drogën si problem dhe sfidë serioze për Shqipërinë. Gjatë diskutimeve u përmend se vende si Holanda apo Gjermania janë ankuar se grupe të rëndësishme të krimit të organizuar që po veprojnë në BE i kanë rrënjët në Tiranë. Në kundërpërgjigje Bushati tha se po pengohet kultivimi i drogës, ndërsa ky është një fenomen rajonal që nuk njeh kufi.

Fleckenstein bëri thirrje që prokuroria të jetë e pavarur dhe të bëjë punën si duhet. Një tjetër çështje që ka zhgënjyer eurodeputetet është ngritja e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa duke shkatërruar një pasuri për turizmin shqiptar.

Shqipëria shpreson të hapë negociatat në pranverë duke u premtuar vendeve anëtare të BE-së rezultate konkrete në Reformën në Drejtësi dhe luftën ndaj kanabisit.

Recommended