Report TV - Xhafaj: Së shpejti, rezultate konkrete në luftën kundër krimit
  • 6 years ago
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e ka cilësuar si një proces mjaft të domosdoshëm Vettingun në radhët e policisë, ndërsa ka paralajmëruar rezultate konkrete në muajt në vijim në luftën kundër krimit e korrupsionit.

Unë besoj që edhe korrupsioni, edhe krimi i organizuar, nuk është një çështje që goditet me fushata, as një çështje punë orësh apo punë ditësh, përkundrazi. Janë të dyja vepra penale ose ajo lloj veprimtarie kriminale që kërkon një punë goxha të vështirë për ta identifikuar dhe për ta provuar si të tillë. Por nëse e shohim nga pikëpamja e rezultateve, për të gjithë tashmë është i qartë fakti që jo thjeshtë ajo çfarë themi ne, por ajo çfarë thonë Komisioni Europian, është e zeza në të bardhë dhe vlerësimet për atë çfarë është duke u bërë në këtë fushë dhe sidomos në çështje në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, edhe në kuadrin e operacionit ?Forca e Ligjit?, janë pozitive.

Natyrisht ka vend edhe për shumë më mirë dhe ne jemi fort të angazhuar që krahas arritjeve të deritanishme të mund të demonstrojmë më shumë, jo thjesht vullnet dhe angazhim, por rezultate konkrete edhe në muajt që do të vijnë.
Recommended