Ruçi dhe Balla në Gjermani, kreu i Bundestagut: Do vijojmë të mbështesim Shqipërinë drejt BE

  • 5 years ago
BERLIN - Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Gjermani. Gjatë kësaj vizite, Ruçi dhe Balla janë pritur në takime në Bundestag dhe qeverinë gjermane. Takim i rëndësishëm ka qenë ai me kreun e Bundestagut, Wolfgang Schäuble.

"Bundestagu dhe Gjermania do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian", ka deklaruar kreu i Bundestagut gjerman.

Gjithashtu, delegacioni shqiptar do të pritet në takime edhe në kabinetin e Angela Merkel nga Ministri për Europën Michael Roth.

Recommended