Gjermania: Vendimi i Bundestagut, mbeshtetje per Shqiperine

  • 5 years ago
Mbështetja që i dha parlamenti gjerman hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është përshëndetur nga Ministri i Jashtëm Heiko Maas. Në një deklaratë për shtyp, kryediplomati gjerman i konsideron kushtet, si nxitje për shtetet e tjera anëtare të unionit për të ndërmarrë të njëjtin hap. "Aprovimi nga Parlamenti Gjerman për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një sinjal i rëndësishëm. Kjo tregon rëndësinë që Ballkani Perëndimor ka për BE-në. Dy vendet duhet të vazhdojnë reformat integruese. Kam besim se kushtet e propozuara nga Parlamenti Gjerman mund të bindin të tjerët në BE, për të nisur negociatat e anëtarësimit".
Edhe deputeti socialdemokrati Josip Juratoviç, i cili kryeson grupin për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Gjerman, e përshëndeti vendimin, duke e konsideruar këtë si një shans që i jepet rajonit për ta inkurajuar në rrugën e integrimit europian. Ai vetë votoi ?Pro? në seancën e mbrëmjes së të enjtes.
Ndërsa deputetja kristiandemokrate Katja Lajkert, në një intervistë për Deutsche Welle, duke e përshëndetur këtë vendim, u bëri thirrje të gjitha forcave politike që të marrin pjesë në proceset demokratike brenda parlamentit, për të ecur përpara në rrugën e integrimit.

Recommended