Wadephul: Vendimi për negociatat me Shqipërinë në shtator - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman Johann Wadephul deklaroi se Shqipëria do të marrë një përgjigje në lidhje me integrimin në muajin shtator dhe jo në qershor.Në një intervistë të dhënë për Deutsche Welle, Wadephul bëri me dije se vendimi është shtyrë për shkak të zgjedhjeve në Parlamentin Europian.?Ne jemi në pritje të rekomandimit të Komisionit të BE-së dhe ky do të na vijë pas zgjedhjeve evropiane. Prandaj, sipas gjasave, nuk do të jemi në gjendje që t?i organizojmë konstultat deri në qershor. Vendimi do të merret në shtator. Por parimisht u kemi thënë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor se janë pjesë e Evropës dhe se e kanë vendin në Bashkimin Evropian. Dhe, nëse Shqipëria i përmbush kushtet për çeljen e negociatave, edhe ne do ta japim votën tonë pozitive në Bundestagun gjerman, duke i mundësuar qeverisë gjermane që të votojë në nivel europian.?
Recommended