Negociatat me Shqipërinë, Tsipras: Çështja çame nuk ekziston! - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, është shprehur se mes Shqipërisë dhe Greqisë ka shumë çështje të vështira për t?u diskutuar, por negociatat për t?i zgjidhur këto probleme janë në rrugën e duhur.



Përmes një deklarate për mediat greke Tsipras ka theksuar se që Greqia të mbështesë hapjen e kapitujve për anëtarësimin e vendit fqinj, duhet që Shqipëria të përmbushë një sërë angazhimesh.



?Negociatat po zhvillohen nga dy Ministrat e Jashtëm, janë çështje të vështira, por negociatat ndodhen në një nivel të mirë. Është e qartë se që të mbështesë Greqia hapjen e kapitujve për anëtarësimin e vendit fqinj, duhet që Shqipëria të përmbushë një sërë angazhimesh. Shumë nga këto angazhime ekzistojnë prej kohësh, që nga viti 2009. ?



Ndër të tjera ai ka theksuar synimi i negociatave është për zonat detare, ndryshimin e teksteve shkollore, varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri. Dhe sigurisht, një çështje shumë e rëndësishme e reformave janë ato në lidhje me të drejtat e minoritetit grek.



Ndër të tjera kryeministri grek deklaroi se çështja çame nuk ekziston, ndërsa ka kritikuar edhe zërat në vendin e vet që sipas tij bisedimet për mirëmbajtjen e piramidave në kufi, i kanë interpretuar si ripërcaktim të kufijve ndërmjet të dy vendeve.



Gjithashtu shefi i qeverisë greke ka thënë se Greqia po lëviz me një strategji të qartë të zgjidhjes së problemeve, jo tërheqje nga vijat kryesore kombëtare, por zgjidhje të problemeve.
Recommended