Zyra e Merkel: Ende nuk kemi vendim për negociatat me Shqipërinë - - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qeveria gjermane po shqyrton me kujdes progres raportin e Komisionit Evropian që vetem pak ditë më parë rekomandoi celjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.Zyra e shtypit të kancelares Angela Merkel konfirmoi per Vizion Plus, se zgjerimi i unionit ishte temë e diskutimit edhe në Bundestag.QEVERIA FEDERALE GJERMANEKomisioni Evropian paraqiti raportin vjetor për politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian më datën 29.5.2019. Kjo ishte gjithashtu tema e takimit të djeshëm të Komitetit Evropian të Bundestagut gjerman, në të cilin mori pjesë kancelarja Angela Merkel. Raporti i Komisionit Europian tani është duke u shqyrtuar me kujdes nga Qeveria Federale.Duke iu referuar këtij takimi në Bundestag, mediat gjermane shkruajtën se kancelarja Merkel refuzoi hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor.E pyetur mbi këtë fakt nga gazetarja e Vizion Plus Gerta Banushi, zyra e kancelares Merkel sqaroi vetëm se cështja po shqyrtohet me kujdes, pra nuk ka një vendim përfundimtar.Më herët gazeta prestigjoze gjermane ?Sueddeutsche Zeitung? sipas informacioneve nga takimi i të enjtes në Bundestag, shkruante se Kancelarja Merkel i bëri një refuzim të qartë kërkesës së Komisionit Evropian për hapjen negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin qershor.Sipas gazetës gjermane, Merkel sqaroi në seancën e së enjtes, se një vendim pozitiv pritet vetëm pas muajit tetor.Mediat gjermane shkruajnë gjithashtu se koalicioni qeverisës është i ndarë në qëndrimin e tij.Ministri gjerman për Evropën Michael Roth nga radhët e socialdemokratëve, ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet dhe Gjermania së bashku me vendet e tjera anëtare të Unionit duhet të mbajë premtimin e dhënë verën e shkuar.Më herët partia e kancelares gjermane CDU nëpërmjet Deputetit Johann Wadepuhl, njëherësh kryesues i grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, ka thënë se CDU/CSU do duhet të shqyrtojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Për Wadephul, Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018.Pergatiti: Gerta Banushi

Recommended