Basha nis “Rrugëtimin për Shqipërinë”, premton mbështetje - Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Aksioni i opozitës dukshem ka marrë një drejtim tjetër, duke i mëshuar programit dhe alternativës së Partise Demokratike, me sloganin ?rrugëtimi për Shqipërinë?.Gjatë kësaj jave Basha do të ndalojë në 5 qytete për të dëgjuar nga të rinjte problemet me të cilat përballen e për tu sqaruar vizionin e Partisë Demokratike për të ardhmen e vendit.Nga Elbasani ku zhvilloi takimin e parë me te rinjtë Basha premtoi se së pari opozita do të marrë masa të forta për të ndalur emigracionin, pasi sipas tij vetëm gjatë vitit të kaluar jane larguar 38 mijë të rinj e humbja potenciale në ekonomi vetëm nga emigracioni është në vlerën e 559 milionë eurove.Sot Shqipëria ofron pak ose aspak mundesi për punesim, kjo vjen për dy arsye, modeli i gabuar që nuk vlerëson studentin e mirë, sipërmarrësin ju e dini ke vlerëson kjo qeveri, dhe kur ka qenë përballja me banditin ka marrë krahun e banditit, ka marrë krahun e oligarkut, e para qe do te marre fund eshte modeli e prandaj parakusht eshte ndarja e politikes nga krimi. Ja ku eshte rruga per ta riparuar; se pari duke prishur modelin politik.Lideri i opozites Basha ka premtuar mbeshtetje per biznesin vecanerisht per biznesin e vogel, duke theksuar se tvsh do te paguajne vetem bizneset qe kane me shume se 14 milione leke xhiro.Biznesi i vogël do të paguajë vetëm një takses 0.5% e xhiros vjetore, te gjitha te tjerat do te eliminohen. Do te zhdukim keto bandat e inspektoreve qe terrorizojne biznesin.Perveç masave per te ndihmuar biznesin e per te krijuar vende te reja pune, basha ka premtuar per studentet stazh pune te paguar per 10 mije te rinj si dhe ulje te tarifave per ndjekjen e universitetit.?Padyshim qe tarifat jane te paperballueshme, per ne tarifat per studentet qe vijne nga familje me te ardhura minimale shjteti do ti paguaje tarifen 100%, dmth per cdo te ri qe vjen nga nje familje me me pak te ardhura se 600 mije leke do te paguaje zero.?Gjatë kesaj jave Basha do te shpjegoje vizionin e Partise Demokratike per te rinjte, nderkohe qe javen e ardhshme do te zhvilloje takime per të diskutuar masat qe do merren per te rritur punesimin, nje jave do ti dedikohet biznesit te vogel e nje jave basha do te flasë me qytetaret te gjitha problematikat qe ata i shqetesojne
Recommended