Maqedoni, nis fushata për referendumin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Maqedoni filloi këtë të hënë zyrtarisht fushata për referendumin në të cilin qytetarët më 30 shtator duhet të deklarohen nëse janë pro për anëtarësim në BE dhe në NATO me pranimin e marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë.



Kryetari i  Kuvendit Talat xhaferri bëri thirrje pjesëmarrësve në fushatë të sillen në mënyrë korrekte dhe dinjitoze me qëllim që qytetarët më te marrin vendimin e vërtetë.



Në fushatën e Kuvendit do të përfshihen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, në përjashtim të VMRO-DPMNE-së opozitare e cila e njoftoi Xhaferrin se nuk do të marrë pjesë dhe se kërkon që mjetet të shpenzohen për qëllime të tjera.



Ndërkohë  Bashkimi Demokratik për Integrim e hap fushatën nga Tetova. Për te mbështetur referendumin ndërkombëtaret zbarkuan javën e kaluar ne Shkup.



Angela Merkel, Jens Stoltenberg dhe Sebastian Kurz etj i bën thirrje qytetareve te Maqedonisë te zgjedhin rrugën europiane.



Në referendumin e 30 shtatorit duhet të marrin pjesë mbi 50 përqind e votuesve qe ai te jete i vlefshëm.
Recommended