Gjorge Ivanov: Nuk votoj në 30 shtator për referendumin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një javë përpara referendumit për ndryshimin e emrit ne Maqedoni, presidenti i Gjorge Ivanov deklaron se do të bojkotojë procesin.



?Dy herë e mora besimin e qytetarëve që të mos lejoj ndryshimin e Kushtetutës me qëllim ndryshimin e emrit, dhe nuk pranoj ide dhe propozime që do ta kërcënonin identitetin kombëtar maqedonas, veçantinë e kombësisë maqedonase, gjuhën maqedonase dhe modelin e bashkëjetesës maqedonase. Nuk heq dorë nga ky premtimi im. Për këtë arsye, më 30 shtator nuk do të votoj?.



Sipas kreut të shtetit identiteti kombëtar i Maqedonisë është mbi interesin vetjak te politikaneve dhe interesat e çdo qeverie.



?Sa për mua, unë tashmë kam votuar. Votova para 27 viteve, më 8 shtator të vitit 1991. Unë isha njëri nga ata që e dhanë votën e tyre për Republikën e Maqedonisë si shtet i pavarur, me emër dhe me dinjitet?.



Ivanov është shprehur kundër emrit të ri Maqedonia e Veriut duke mos nënshkruar dekretin pas miratimit nga parlamenti në muajin qershor. Shumë liderë botërorë të cilët kanë inkurajuar Shkupin javët e fundit për pjesëmarrje në referendum kane shmangur takimet me presidentin.

Recommended