Ivanov: Nuk tolerojmë dhunën! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa shqiptaret kane paralajmëruar protestën e dyte te madhe te premten, Presidenti i Maqedonisë Ivanov ka paralajmëruar se ne asnjë rast dhuna nuk do te tolerohet. Nga Ohri, Ivanov kërkoi që të gjitha çështjet të zgjidhen përmes institucioneve, duke iu referuar rastit "monstra". Sipas tij, shqetësimi i qytetarëve po shfrytëzohet për përfitime politike të personave të caktuar.
"Protestat janë të lejuara kudo, megjithatë dhuna nuk tolerohet, andaj institucionet përgjegjëse ndërmarrin gjithçka për të ndaluar dhunën. Të gjitha çështjet mund të zgjidhen përmes institucioneve. T'ia lëmë Gjykatës së Apelit të shqyrtojë vendimin gjyqësor dhe të gjithë ata që mund të kontribojnë me njohuritë e tyre apo vlerësojnë se nuk është diçka në rregull, këtë mund ta bëjnë në mënyrë të rregullt juridike. Unë shoh që ka njerëz të cilët duan të përfitojnë kredite politike dhe po shfrytëzojnë shqetësimin e qytetarëve. Unë dua t'u bëj me dije se në Maqedoni ka institucione që funksionojnë dhe që ballafaqohen me të gjitha sfidat."
Ivanov komentoi edhe protestat në Kosovë dhe djegien e flamurit maqedonas nga protestuesit atje. Sipas tij, kjo dëmton Kosovën dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ndërkaq, veç një proteste të madhe të shqiptarëve gjatë së premtes, me ta do të solidarizohen edhe diaspora. Në Bruksel, Bernë dhe Nju Jork, pritet të zhvillohen manifestime për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

Recommended