Presidenti i Maqedonisë Ivanov nuk dekreton “shqipen” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka vendosur të mos e dekretojë ligjin për gjuhën shqipe duke bere një hap qe ne fakt ishte paralajmëruar nga mediat. Ne argumentimin e tij kreu i shtetit thotë se ligji bie ndesh me Kushtetutën dhe rrezikon integritetin territorial te vendit.



?Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademike dhe pa opozitën. Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjelle me flamurin evropian. Por me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore. Ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit, sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë.?



Vetoja e vendosur nga Ivanov e detyron Kuvendin ta ktheje propozimin në lexim të tretë. Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua më 11 janar me 69 vota pro dhe asnjë kundër. Por edhe pas këtij vendimi te presidentit Ivanov ligj mund te kaloje ne votim e me pas ti hapet rruga zbatimit te tij.

Recommended