Përgatitjet për referendumin në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Grupi Parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim ka informuar kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, se do të zhvillojë një fushatë pro marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik. Të gjithë deputetët e BDI do të përfshihen në fushatën për referendumin për emrin, që do të mbahet në 30 shtator në Maqedoni.



Në shkresën drejtuar kryetarit të Kuvendit Xhaferi thuhet se suksesi i referendumit gjeneron stabilitet, zhvillim ekonomik dhe integrim.




?Duke marrë parasysh përcaktimet tona individuale si deputetë, por edhe ato partiake, strategjike dhe ideologjike, për integrim të menjëhershëm të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të BDI-së, me përkrahje edhe të pushtetit ekzekutiv dhe vendor si dhe shoqërisë civile, do të zhvillojnë fushatë PRO Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik.?



Edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski, konfirmoi pjesëmarrjen e tij në fushatën e referendumit. Me një shkresë dërguar kryeparlamentarit Talat Xhafer, ai kërkoi nga Parlamenti që t?i ndahen mjete për propagandë bojkotuese ndaj referendumit.



Milloshoski ka nënvizuar se ky është qëndrimi i tij personal. Sipas tij, e drejta e thirrjes në bojkot, i garantohet me ligj.



Por të njëjtin qëndrim nuk ndan edhe partia, politikat e të cilës ai i përfaqëson në Kuvend. Madje as kolegët e tjerë nga radhët e kësaj force, akoma nuk e kanë njoftuar kryeparlamnetarin Xhaferi për qëndrimin e tyre.



Kryetari Mickovski bëri të ditur se për të gjitha këto çështje pritet që të vendoset përfundimisht në një takim brenda partiak.



Aleanca për Shqiptarët nga ana tjetër thotë se po mendohet përkrahja e referendumit, megjithatë, një vendim final do të merret të dielën. Edhe nga BESA janë pro referendumit, por ende nuk kanë vendosur për mënyrën e zbatimit së fushatës.