Tërmeti, banorët lënë hotelet/ Nisin përgatitjet për sezonin e ri turistik - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kjo e premte mbyll zyrtarisht operacionin e strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti në hotele. Ministri i Turizmit njoftoi se 4200 banorët e strehuar janë rikthyer në banesat e tyre ose në shtëpi me qira.Operacioni konsiderohet i mbyllur. Në 16 hotelet janë evakuuar 4200 banoret e strehuar prej më shumë se dy muaj.Kategoria e strehuar në hotele ishin ata që prisnin verifikimin ë dëmeve në banesa, si dhe riparimin e tyre, ndërsa pjesa tjetër ishin familje që përfitonin bonusin e qirave.Në këtë mënyrë, njësitë akomoduese kanë nisur përgatitjet për nisjen e sezonit të ri turistik, sezonin i cili këtë vit mbart sfida.
Recommended