Anëtarët e PS votojnë për referendumin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Votimi ne 385 qendra votimi ne gjithë vendin ka nisur ne orën 8 te mëngjesit. Anëtarësia e PS ka hedhur votën ne referendumin e brendshëm per t?i dhëne përgjigje pyetjes, ?Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit??. Kamera e Vizion Plus ka ndjekur nga afër procesin ne disa qendra votimi. Anëtaret kane shprehur vullnetin e tyre, bazuar ne vendimin e Kongresit te fundit. Shume prej tyre kane komentuar si qëndrim kundër parimeve te partisë, thirrjet e deputeteve Blushi dhe Hafizi kundër referendumit. Zyrtarisht procesi i votimit përfundon ne orën 4 pasdite, por nëse do te ketë ende radhe pranë qendrave te votimit, votuesit do te lejohen te shprehin qëndrimin e tyre me vote. Votat do te numërohen ne qendrat e votimit dhe me pas do te depozitohen pranë selisë qendrore te PS. Rezultatet pritet te bëhen publike gjate ditës se diele.

Recommended