Nesër nis ndarja e shpërblimeve për pensionistët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nga dita e hënë do të nisë ndarja e shpërblimeve për pensionistët, për festat e fundvitit në masën 5 mijë lekë.Pas vendimit të qeverisë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore si dhe Posta Shqiptare kanë hartuar një grafik për shpërndarjen, me qëllim që të mos krijohen radhë të panevojshme.Zyrat e postës ku tërhiqen paratë do të qëndrojnë të hapura nga ora 7 e 30 në mëngjes për tu mbyllur në 20 në mbrëmje. Ky orar do të zbatohet nga data 17 deri në 29 dhjetor.Të gjithë pensionistët do të mund të tërheqin shpërblimin prej 5 mijë lekësh në ditën që marrin pensionin. Ndërsa ata persona të cilët e kanë marrë pensionin për muajin Dhjetor në orët e pasdites mund të paraqiten në sportelet e postës për të tërhequr paratë.Instituti i Sigurimeve sqaron se të gjithë ata pensionistë që për arsye të ndryshme nuk arrijnë të marrin gjatë muajit dhjetor shpërblimin do të kenë mundësi ta tërheqin atë në Janar.Ndërsa masa e shpërblimit do të transferohet në llogaritë bankare përkatëse për ata të moshuar që e marrin pensionin në bankë.

Recommended