Ora News – Integrimi i vështirë, vendimi i BE-së në kohë zgjedhjesh mund të dëmtojë Shqipërinë
  • 5 years ago
#oranews #sokoldedja
Përveç situatës politike, në vendimin e qershorit për hapjen e negociatave të Shqipërisë mund të ndikojë edhe rezultati i zgjedhjeve të Parlamentit Europian. Sipas zv/ministrit të Jashtëm, Shqipëria i ka plotësuar prioritetet kyçe dhe është në pritje të axhendës europiane të zgjerimit.

Zgjedhjet e Parlamentit Europian në muajin maj mund të ndikojnë në politikën e zgjerimit të Unionit.

Zevendëministri i Jashtëm, Sokol Dedja, shprehet optimist për plotësimin e 5 prioritetve kyçe të vendit tonë, ndërsa në lidhje me vendimin e qershorit duhet të pritet nga rezultatet e zgjedhjeve të PE-së.

Sokol Dedja: Mbetet për tu parë sesi do të jetë përbërja e parlamentit të ardhshëm, nëse do të kemi një rritje të madhe të forcave eurospektike, anti-BE.Sigurisht kjo krijon një klimë jo të favorshme për procesin e zgjerimit.

Ashtu siç ka reagur edhe Brukseli, zëvendësministri mendon që situata politike nuk është produktive për vendin tonë.

Sokol Dedja: Është kundërproduktive, mund të ketë pasoja negative. Pavarësisht se fokusi është te plotësimi i kritereve specifike për hapjen e negociatave që janë 5 përparësitë kyçe.

Në shtator pritet të përfundojë faza e parë e procesit screening, ku do të bëhet i mundur përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian pothuajse në të gjitha fushat.

Pas hapjes së negociatave pritet të niset edhe faza e dytë e screening.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/integrimi-i-veshtire-vendimi-i-be-se-ne-kohe-zgjedhjesh-mund-te-demtoje-shqiperine
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended