Ora News – Rama: Kur të mos më keni do të më kujtoni, por deri atëherë ka plot kohë…

  • 5 years ago
#oranews #edirama
Edhe pse është akuzuar se vazhdimisht merr përsipër përgjegjësinë e vartësve të tij për çështje të caktuara, kryeministri Edi Rama thotë se komunikimi me njerëzit e zakonshëm është një pjesë e rëndësishme e punës së tij.

Në një reagim lidhur me pamjet te "Petro Nini" që tronditën opinionin publik, Rama tha se qeveria dhe agjencitë e tjera shtetërore nuk janë të pagabueshme, por në ndryshim nga paraardhësit nuk i bëjnë bisht përgjegjësisë.

Madje Rama shkoi deri aty sa u shpreh: Do më kërkoni kur të mos jem!

Edi Rama: Qeveria është larg së qëni e persosur dhe agjencitë, drejtoritë, strukturat e shtetit janë larg së qëni në çdo rast reflektim i ambicies dhe vullnetit të qeverisë për Shqipërinë, shpesh herë janë vërtet problemi.

Por kjo qeveri ka një virtyt që nuk e ka pasur asnjë qeveri, kjo qeveri ka sytë dhe veshët katër për të parë dhe dëgjuar njerëzit e zakonshëm dhe asnjëherë nuk i bishtnon përgjegjësisë kur gabon por reflekton dhe reagon.Në këtë kuadër futen dhe këto përpjekjet e mia për të dëgjuar, parë dhe komunikuar këtu si i barabartë mes të barabartësh.

Fare mirë mund të mos shfaqesha hiç por preferoj të jem aktiv jo sepse nuk kam punë tjetër apo më pëlqejnë cic-micet, por sepse komunikimi që ka të bëjë me njerëzit e zakonshëm është një pjesë e rëndësishme e punës. E di që kur të mos më keni do të më kujtoni por deri atëherë ka plot kohë për tu dashur dhe për tu zënë me njëri-tjetrin.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-kur-te-mos-me-keni-do-te-me-kujtoni-por-deri-atehere-ka-plot-kohe
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended