Rama paralajmëron dënim me burg për zaptuesit e plazheve: Deri më sot nuk keni pësuar asgjë

  • 5 years ago
TIRANË- Nga shtatori zaptuesit e plazheve do të ndëshkohen me heqje lirie. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar pronarët e bizneseve në zonën e plazhit, duke thënë se me ligjin aktual ata nuk pësojnë asgjë, ndërsa ligji i ri për vijën bregdetare parashikon dënim me burg për ta.

"Mijëra metra katrorë rërë në Kune të Lezhës, u çliruan nga zaptuesit.Me legjislacionin aktual zaptuesit e plazheve nuk pësojnë asgjë, ndërsa me ligjin e ri p?r vijën bregdetare, duhet të ndëshkohen me heqje lirie", shkruan Rama.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se ligji i ri i cili do të jetë në shtator në Kuvend i heq administrimin e plazheve bashkive, duke forcuar edhe më shumë kontrollin ndaj tij. Vendimi, sipas kreut të qeverisë erdhi pas situatës me administrimin e plazheve nga pushteti lokal, të cilën ai e cilëson si rrumpallë.

Ai vlerëson punën e policisë dhe inspektorëve në javët e fundit për lirimin e hapësirave, por shton se kjo nuk mjafton prandaj vija bregdetare do të kalojë në administrim nga shteti.

Recommended