Zgjedhjet 2017 - KQZ paralajmëron komisionerët: Deri në 22:00 të keni mbaruar numërimin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deri në orën 22:00, në të gjithë vendin duhet të ketë përfunduar proçesi i numërimit.
KQZ përmes zëdhëneses Drilona Hoxhaj apeloi komisionerët të vijojnë me procesin, në të kundërt do të shkarkohen.
Hoxhaj: Të shkojnë menjëherë në vendet e tyre dhe të fillojnë menjëherë procesin e numërimit. Të zbatojnë nenin 142 të kodit zgjedhor, i cili e përcakton që ata duhet të përfundojnë proçesin e numërimit dhe nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultateve brenda ditës së sotme në orën 22:00. Refuzimi për të vijuar procesin e numërimit përmbën shkak për shkarkimin e tyre. Menjëherë të marrin masat dhe të fillojnë proçesin e numërimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-paralajmeron-komisioneret-deri-ne-2200-te-keni-mbaruar-numerimin/

Recommended