Xhamia e Namazgjasë drejt fundit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Xhamia e Namazgjase, pranë rrugës se Elbasanit, është nje nga ndërtimet me cilësore te veprave fetare ne kryeqytete. Gjate inspektimit te punimeve kreu i bashkisë vlerësoi ndërtuesit per ritmin e jashtëzakonshme te punimeve qe është kryer ne xhami.  Bajramin e ardhshme tha Erion Veliaj, falja do te behet nga Xhamia e Namazgjase.

 

?U jam shumë mirënjohës inxhinierëve, punëtorëve, supervizorëve, kontraktorëve që kanë ecur me ritme të jashtëzakonshme dhe mezi pres që Bajramin tjetër të kemi një xhami të re dhe më në fund të gjithë besimtarët e Tiranës të kenë shtëpinë e tyre dinjitoze, të bollshme dhe një stoli për qytetin tonë.? 



Veliaj deklaroi se përfundimi i xhamisë se Namazgjase, përkrah veprave te feve te tjera do te zhvilloje ne Tirane edhe turizmin fetar. Ndërkohe per banoret e kryeqytetit, xhamia ofron  edhe nje mundësi parkimi qe do te lehtësoje trafikun ne këtë zone te renduar te Tiranës.



?Bashkia po përfundon parkingun te ?7 Xhuxhat?, ndërkohë tashmë ka përfunduar parkingu i Xhamisë së Namazgjasë. Pra, ka dobi edhe për qytetin sepse përtej ditës së xhumasë, kur besimtarët janë frekuentuesit kryesorë, kjo hapësirë me vende parkimi do të sqarojë njëherë e mirë trafikun në një nga nyjet më të vështira, si nyja e Rrugës së Elbasanit. Do të hyjmë mandej, në fazën tjetër, ku do të vijojnë kaligrafët dhe punonjësit tjerë artistikë, që pas punës masive industriale, të vijojë puna artistike dhe Bajrami tjetër të na gjejë me xhaminë e Namazgjasë.?



Myftiu i Tiranës Ylli Gurra vlerësoi investimin qe po ngrihet per besimtaret myslimane.



Punimet në Xhaminë e Namazgjasë janë në fazën përmbyllëse te rifiniturave, instalimeve dhe veshjes me gurë. Ndërsa nje grup nga Turqia do të kryejë dhe punimet e kaligrafise te  vizatimeve dhe punimet e allçisë per t?i dhëne dorën e fundit shtëpisë se re te besimtareve myslimane.
Recommended