RTV Ora - Veliaj apel qytetarëve: Nxitoni të regjistroni adresën e saktë brenda prillit
  • 5 years ago
#rtvora
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri apel qytetarëve që të shfrytëzojnë hapësirën ligjore të vendosur nga qeveria deri në fund të prillit për të regjistruar adresën e saktë të banimit, pasi në këtë mënyrë do kenë mundësi të marrin më shpejt dhe të përfitojnë më shumë shërbime, por gjithashtu do të shmangin edhe gjobat.

Erion Veliaj: "Sot deri në fund të prillit kemi afat, përndryshe vjen ajo gjoba e famshme që është një mënyrë për ta disiplinuar pak këtë proces për ata që janë pak neglizhent. Kështu që mos neglizhoni."

Deklaratat Veliaj i bëri gjatë aksionit për shtimin e gjelbërimit të hapësirave të përbashkëta në bllokun e pallateve pranë rrugës, ku tha se mirëadministrimi i pallateve ka arritur vlerën e pronave.

Erion Veliaj: "Mjafton të shohësh dy anët e rrugës dhe dallohen pallatet që kanë zot dhe ato që janë pa zot. Kush nuk e ka ngritur asamblenë e pallatit, ju lutem nxitoni! 80% e Tiranës sot ka administrator. Më mirë të jemi me këtë 80% që do rregull, pastërti, disiplinë, se sa ai 20% që i bishtnon kësaj përgjegjësie. Në fund të ditës, kush nuk zgjedh administrator i bën vetëm dëm vetes, i degradon pallati, do të thotë i bie vlera pronës, higjiena, ndaj për të gjitha këto arsye duhet të ndjekim këtë shembull."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-apel-qytetareve-nxitoni-te-regjistroni-adresen-e-sakte-brenda-prillit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended