Ora News – Veliaj apel qytetarëve: Kurseni ujin në ditët e nxehta

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i bëri thirrje qyetarëve të Tiranës që në këto ditë të nxehta vere të kursejnë ujin e pijshëm.
?I ftoj qytetarët që ta kursejmë ujin e pijshëm, është një mall që kushton dhe është e papranueshme që në pikun e verës, vazhdojmë të përdorim ujë të pijshëm në lavazhe për të larë makina, për të ujitur e vaditur. Ndaj jemi treguar jashtëzakonisht të rreptë dhe do të vazhdojmë të jemi të rreptë më këdo që shpërdoron ujin. Nuk e bëjmë këtë sepse u kemi shpallur luftë lavazheve, por sepse na dhimbsen qytetarët që duan ujë?, deklaroi Veliaj, ndërsa kërkoi nga qytetarët që të denoncojnë çdo ndërhyrje të paligjshme dhe keqpërdorim të ujit të pijshëm.
Në fjalën e tij në nisje të punimeve për shtrirjen e rrjetit të ri të ujësjellësit në Njësinë Administrative Nr. 4, Veliaj tha se u mbajt premtimi që 12 mijë familje të kebnë ujë të pijshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-apel-qytetareve-kurseni-ujin-ne-ditet-e-nxehta/

Recommended