Koronavirusi: Kalohet në gatishmëri të shtuar, rriten rastet ditore dhe i pacientëve, 4 të vdekur
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Covid-19 nuk ndalet në vendin tonë. Rritja e rasteve ditore të ditëve të fundit, rritja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive e kanë vendosur sistemin shëndetësor në gatishmëri të shtuar, informoi sot ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 4 viktima duke e çuar në 148 numrin total të personave që humbën jetën.

Ndërkohë, nga 507 testime kanë rezultuan pozitivë 117 persona.

Situata paraqitet e rënduar në spitalin infektiv dhe Shefqet Ndroqi, ku aktualisht janë të shtruar 123 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2789, që nga fillimi i epidemisë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/koronavirusi-4-viktima-dhe-117-raste-te-reja/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended