Top News - Frontex, pikat kufitare/ ka rritje të numrit te emigrantëve

  • 4 years ago
Pandemia botërore e covid 19 pati një ndikim pozitiv në numrin e kalimeve të emigrantëve përmes kufijve të shumë shteteve. Madje, statistikat thonë se në prill pati një rënie drastike të shifrave të emgracionit përmes kufijve të gjelbër.
Në maj janë shënuar rreth 4300 kalime ilegale të kufirit të BE, që do të thotë rreth trefish më shumë se një muaj më pare bëhet e ditur nga Frontex.

Prej fillimit të vitit deri në maj janë regjistruar 31.600 kalime ilegale të kufirit, ose 6 për qind më pak se një vit më parë. Rruga e Mesdheut lindor nga Turqia për Greqi ka qenë më aktivja në kalimin e refugjatëve deri në Evropë.

Frontexi ka regjistruar në muajin maj 1250 kalime ilegale të kufirit. Prej janarit deri në maj ka pasur 12.700 raste, pra 28% më pak se një vit më parë. Shumica e refugjatëve kanë ardhur nga Afganistani.
Ndërsa në rrugën përmes Ballkanit Perëndimor janë regjistruar në maj rreth 900 kalime ilegale të kufirit, dhjetë herë më shumë se në prill. Prej janarit deri në maj nëpër këtë rrugë kanë kaluar 6900 vetë, një rritje prej 50 % në krahasim me vitin e kaluar.

Por kthimet vullnetare në Siri janë të vështira për shkak të gjendjes së rëndë atje. Prej vitit 2011 vazhdon lufta e përgjakshme civile, ndërsa Gjermania ka ndaluar procesin e kthimit të refugjatëve në këtë vend, nga viti 2012. Prej më shumë se 40 vitesh federata dhe landet financojnë kthimet vullnetare të refugjatëve në vendet e origjinës. Atyre u financohet udhëtimi dhe u jepen para përmes programeve të ndryshme për riatdhesim.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Frontex#Border#TopChannel

Recommended