Report TV -Krishtlindja/ Politika lutje për të prekurit nga tërmeti: Për një të nesërme më të mirë
  • 4 years ago
TIRANË- Pakkush e dinte se pas një viti të gjatë dhe të lodhshëm, kur shqiptarët prisnin festat e fundvitit për të gëzuar e për të uruar njëri-tjetrin, entuziazmi dhe harmonia do të zbeheshin nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. 2019 do të mbahet mend me gjatë se çdo vit tjetër për shkak të jetëve të humbura, banesave të shkatërruara e shpresave të thyera.

Nata e Krishtlindjes është koha kur drita çan errësirën dhe mbjell besim kudo ku ai mungon. Pak para meshës së shenjtë që kulmon në orën 00.00 me lindjen e Krishtit, politika shqiptare përmes rrjeteve sociale dhe mënyrave të tjera të komunikimit ka uruar qytetarët për këtë festë. Këtë vit, festa dhe tërmeti duket se nuk mund të ndahen.
Recommended