Report TV -Të prekurit nga tërmeti mes një atmosfere të 'sforcuar' për pritjen e 2020 ës

  • 4 years ago
Edhe pse në palestër, nuk kanë lënë pas atmosferën festive. Një tavolinë e vogël, me ushqime modeste, por që nuk e fsheh dëshirën e banorëve të Krujës për të pasur shtëpinë e tyre të re sa më shpejtë.

Një ditë më parë në palestrën e shkollës nukër 4 ku janë strehuar rreth 40 banorë të prekur nga tërmeti, është festuar edhe ditëlindja e një vogëlusheje, e cila ka mbushur 1 vjeç. Prej një muaji në palestër përshtatja ka qenë mjaft e vështirë edhe për të, ndërsa familjarët e saj kishin menduar edhe për vendosjen e disa zbukurimeve për të sjellë atmosferën e ditëlindjes. Në palestër nuk mungon as pema e Vitit të Ri, ndërsa një zonjë është munduar që me disa gatime modeste të sjellë një tryezë festive për fqinjët e saj.

Donika: Shtëpia ime është për rindërtim. Kam ardhur këtu se kam komshinjtë që kam jetuar 25 vite. Shpresoj të na japin një rrugëzgjidhje. I uroj gëzuar, mos i pafshim më këto ditë që kemi kaluar, dhe sa më shpejtë në shtëpitë e tyre.

Recommended