Report TV -25 mijë vakte për 9 ditë, kuzhinjerët e huaj gatuajnë për të prekurit nga tërmeti
  • 4 years ago
World Central Kitchen, një organizatë jo-fitimprurëse cila është e përkushtuar për të siguruar ushqim në rastet e fatkeqësive natyrore në botë, pas tërmetit 6.4 ballw që preku vendin tonë orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, zbarkoi në Shqipëri për të gatuar ushqim për prekurit nga tërmeti.

Shefi Tim Kilcoyne, prej 12 ditesh ndodhet në vendin tonë. Ai tregon se si nisi puna vullnetare në vendet më prekura nga tërmeti, menjëherë pasi mësuan se çkishte ndodhur. ?Ne nisëm të punojmë me shef Bledarin që është këtu në Shqipëri, pamë punën që ai kishte nisur në Thumanë, menjëherë pas tërmetit. Puna e tij ishte e ngjashme me atë që ne bëjmë dhe kështu që ne kontaktuam me të dhe erdhëm për të ndihmuar sepse ishin shumë njerëz të prekur nga kjo tragjedi, ne na janë raportuar 400 fshatra të prekur. Ne erdhëm dhe për të treguar se si ne punojmë dhe organizohemi në mënyrë që nëse dicka ndodhë në të ardhmen, do të dinë si të nisin menjëherë nga puna dhe më pas ne mund të vijmë të ndihmojmë?- u shpreh Tim Kilcoyne.
Recommended