Nis shperndarja e 3000 pagesave te para per te prekurit nga termeti ne Tirane

  • 4 years ago
Prej ditës së sotme, 3 mijë përfituesit e lotit të parë të dëmshpërblimeve nga tërmeti i 26 nëntorit në Bashkinë e Tiranës, mund t?i tërheqin pagesat cash në çdo pikë të Postës Shqiptare. Në një mbledhje online të organizuar paraditen e sotme, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, shprehën angazhimin maksimal për të vijuar me dëmshpërblimin e të dëmtuarve, që janë pjesë e fondit prej 80 milionë dollarësh të parashikuar në buxhetin e shtetit për këtë qëllim.
Gjatë raportimit për ecurinë e procesit në qytetin e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj tha se krahas përfituesve të pare, janë në proces edhe dy lote të tjera, që do të kalojnë së shpejti në Këshillin Bashkiak, përkatësisht 3100 dosje që i shtohen listës së personave që përfitojnë aktualisht dëmshpërblimin.
?Ne kemi tashmë të akorduar nga qeveria një fond prej mbi 700 milionë lekësh; 560 milionë janë pagesa cash të familjarëve. Ndërkohë, pjesa tjetër ka të bëjë me rregullimin e ambienteve të përbashkëta. Me grantin që kemi marrë për ambientet e përbashkëta është ezauruar e gjithë kërkesa, ndaj transhi tjetër i 3100 familjeve do të jetë për pagesa cash për dëmet DS1/DS2/DS3?, sqaroi Veliaj.
Ndërsa, theksoi se ka një numër minimal dosjesh të skualifikuara, rreth 300, të cilat i përkasin familjarëve që kanë një shtëpi të dytë po në Tiranë. Paralelisht me këtë proces, Bashkia e Tiranës ka ecur me nënshkrimin e kontratave për ndërtimin e 200 banesave të para individuale.
?50 banesa fillojnë këtë javë në Farkë. Sa i përket banesave kolektive, po bëhet një ekspertizë e thelluar nga studiot private për 92 objekte. Në përfundim, 52 pallate janë për prishje?, deklaroi Veliaj.
Më tej, ai tha se duke filluar nga kjo javë, do kemi dëgjesa në Këshillin Bashkiak, ku çdo gjë do të bëhet transparente, kurse inxhinieri apo grupi i inxhinierëve, që kanë bërë testimin e betonit, hekurit, modelimin 3D, dhe që do të firmosin, të noterizuar edhe nga Instituti i Ndërtimit, do t?ia prezantojnë Këshillit Bashkiak argumentimin për prishje.
?Kemi 10 pallate për rikonstruksion dhe 8 pallate në proces diskutimi, ku duam të shikojmë nëse arrijmë të bëjmë një rikonstruksion të plotë ose nëse do ia vlejë që ta bëjmë nga fillimi sepse inxhinierët kanë një debat mes tyre dhe Institutit të Ndërtimit; por, për këtë do kemi një debat publik në Këshillin Bashkiak?, tha Veliaj.
Bashkia e Tiranës do të ndërhryë në 243 pallate për të riparuar dëmet në hapësirat e përbashkëta.
?Për ambientet e përbashkëta, si kafazi i shkallëve, tarraca dhe probleme të kësaj natyre, kemi identifikuar 243 pallate, ku do bëjmë ndërhyrje të tilla. Nga këto pallate, 44 janë me administratorë dhe procesi është shumë më i kollajtë, pasi do t?i kalojmë direkt grantin dhe janë vetë ata dhe banorët që zgjedhin brigadën që ua bën punimet. Tek të tjerat do detyrohemi ta bëjë Bashkia, ndaj dhe ftesa për të gjithë qytetarët është ta zgjedhin sa më shpejt administratorin?, tha Veliaj.
Gj...

Recommended