Kontroll udhëtarëve nga Italia/ Pasagjerët: Ikëm nga tërmeti, po kthehemi nga koronavirusi
  • 4 years ago
Përhapja e koronavirusit në Italinë fqinje e ka rritur me 20 përqind fluksin e udhëtarëve që mbërrijnë në portin e Durrësit krahasuar me javët paraardhëse.


Situata ka shtuar masat edhe në pikën kufitare të këtij porti nga ku çdo ditë nisen dhe mbërrijnë tragetet e linjave me Barin dhe Ankonën. Sipas autoriteteve portuale, një ekip prej 7 mjekësh dhe infermierësh kujdeset për shëndetin e udhëtarëve, për konstatimin e personave që paraqesin simptoma të virusit. Megjithatë vetë udhëtarët që zbarkuan nga tragetet këtë të hënë pohojnë se jo në çdo rast u matet temperatura.

Frika nga epidemia e koronavirusit ka shtuar numrin e personave të kthyer në vend me tragetet e linjës nga Durrësi. Vetëm në fundjavë dhe mëngjesin e së hënës zbritën nga tragetet rreth 1840 persona, kryesisht familjarë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në gadishullin Apenin.

Në portin e Vlorës ndërkohë rreth 300 pasagjere kanë kryer procedurat e imbarkimit për t?u nisur drejt Italisë të hënën. Edhe pse e dinë si është situata në vendin fqinj, ata thonë se do ta vazhdojnë udhëtimin por me maska në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.

Nga dita e premte dhe deri të dielën 416 pasagjerë kanë mbërritur në këtë port nga Italia

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Covid19#Italy#TopChannel
Recommended