Lirohen nga burgu Klevis Balliu dhe 9 banorë të Unazës së Re - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Tiranës liroi nga qelia për të dytën herë brenda pak muajsh ish deputetin e PD Klevis Balliu për përplasjet me policinë në zonën e astirit.Me të njëjtën masë sigurie, detyrim paraqitje u liruan edhe 9 banorët që u arrestuan për bllokimin e rrugës në unazën e re pasditen e së dielës.Vendimi u mor me dyer të mbyllura nga gjyqtari Kreshnik Omari ndërsa prokuroria kërkoi arrest me burg duke paraqitur edhe raport shërbimet e policisë si dhe pamje filmike.Të hënën gjykata liroi edhe 3 protestues, ndërsa 3 të tjerë, me vendim të gjyqtarit Arben Micko vijojnë të jenë pas hekurave ndonëse për të njëjtat akuza.Banorët e unazës së re protestojnë prej gati një viti kundër projektit për zgjerimin e unazës së re. Gjatë kësaj periudhe krahas të arrestuarve rreth 100 banorë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.Më poshte edhe lista e plotë e banoreve që u lanë në detyrim paraqitje.- Klevis Balliu, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë; ( Ish deputet i PD).- Dritan Noku., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë;- Andi Sharra, 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.- Ruzhdi .Maqinaj 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;- Safet maksuti., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;- Benard nezha 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;- Kujtim Ylli, 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë;- Bajram .Noka., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë;- Agron .Thaci., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;- Artan .Mucmataj., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier;
Recommended