Arrestohet ish-deputeti Klevis Balliu
  • 5 years ago
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka rënë në prangat e policisë, pas incidenteve të ndodhura paraditen e së martës në Unazën e Re, ku banorë të Astirit tentuan t?i bllokojnë rrugën eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Mbi Balliun dhe për 3 të arrestuarit e tjerë rëndojnë akuzat për ?kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë?, ?goditje për shkak të detyrës?, ?organizim dhe tubim i paligjshëm?, ?prishje e qetësisë publike? dhe ?pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit?.

Arresti ju komunikua Balliut brenda komisariatit nr 6, ku mbahej prej më shumë se 7 orësh. Si pasojë e përplasjes me banorët mbeten të lënduar edhe efektivë të policisë, pasi u goditën prej tyre me sende të forta.

5 oficerë policie janë sjellë në Spitalin e Traumës, pasi mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes në Astir. Pas ekzaminimeve rezulton që 4 prej tyre kanë shembje në të gjithë trupin dhe 1 polic ka frakturë në parakrahun e majtë.

Gjithashtu pas përplasjes me policinë janë proceduar 22 persona në gjendje te lire për  kundërshtim me dhune i forcave te rendit, ndërsa janë lënë të lirë katër prej personave të cilët u shoqëruan.

Tv Klan
Recommended