Report TV - Bllokoi rrugën, shoqërohet në polici ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu
  • 5 years ago
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është shoqëruar nga policia pasi së bashku me disa banorë të Astirit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve tek Unaza e Re. Kjo protestë ka ardhur për shkak se banorët e Astirit janë njoftuar se kryeministri Rama do të kalonte nga kjo rrugë për të shkuar në një aktivitet tek fabrika e miellit.

Së bashku me Balliun janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që ishin të pranishëm në këtë protestë. Balliu u konfrontua më parë me forcat e 'Shqiponjave' dhe më pas erdhi edhe shoqërimi i tij.

Kutjojmë se banorët e Astirit prej kohësh janë në protetsë për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre që preken nga zgjerimi i Unazës së Re.

Por ndryshe nga ditët e tjera ku protestat zhvilloheshin në mbrëmje, ditën e sotme protesta dhe bllokimi i rrugës ka ardhur në një moment që fluksi i qarkullimit të automjeteve është i lartë.

Ndërkohë për të bërë të mundur rihapjen e rrugës kanë ndërhyrë grupi i gatshëm 'RENEA' dhe 'Shqiponja-t'. Ndërsa për sa i përket bllokimit të rrugës kodit ligjor parashikon deri në 3 vite burg.
Recommended