Report TV - Protesta e dhunshme te 'Astiri' ish deputeti Klevis Balliu del para gjykatës
  • 5 years ago
Ish-deputeti Klevis Balliu ndodhet në Gjykatën e Tiranës i ulur në bankën e të akuzuarit për protestën e dhunshme të dy ditëve më parë në zonën e Unazës së Re. Në mbështetje të tij në seancë shkuan ish-deputetë të djathtë, si Edmond Spaho, Genc Pollo, Albana Vokshi, Ervin Salianji, dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Nga kafazi i të akuzuarit Klevis Balliu u përgjigj duke dhënë gjeneralitetet e tij të sakta. Balliu dha para gjyqtares Rexhina Merlika se është 30 vjeç, tregoi adresën e banimit, u shpreh se ka arsim të lartë, është beqar dhe i padënuar më parë. Ndërsa mbrohet nga dy avokatë, njëri prej tyre Genc Gjokutaj.

Gjashtë janë akuzat që rëndojnë mbi Balliun: Goditje për shkak të detyrës, kundërshtim me dhunë i policisë,organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme, pengim i qarkullimit të mjeteve, shkatërim prone, prishje e qetësisë publike.

Teksa kjo pjesë e seancës ishte e hapur për mediat, vendimi për Balliun do të jepet me dyer të mbyllura.

Ndërkohë të arrestuar me të janë edhe tre protestues të tjerë, banorë të zonës së 'Astirit', që së bashku me Balliun tentuan të pengojnë kalimin e kryeministrit Rama që do shkonte tek një fabrikë mielli. Lulzim Haqinaj, Elton Skënderi Sit Hajdarasi bashkë e Balliun u konfrontuan me policinë, ku mbetën të plagosur edhe 4 efektivë.
Recommended