Ora News - Protesta e Unazës së Re, shoqërohet ish deputeti Klevis Balliu
  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu së bashku me disa protestues janë shoqëruar në Policinë e Tiranës pas protestës së banorëve të Unazës së Re.

Mësohet se të shoqëruarit janë shtetasit Dritan Noku, Arend Bushi, Ani Murataj, Andi Sharra dhe Ervis Hysneli, të cilët ishin të ulur në një lokal pas përfundimit të protestës.

Në drejtorinë e Policisë shkuan edhe përfaqësues të PD.

Kreu i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij akuzoi Ramën se po tenton të mbulojë vjedhjen 40 milionë euro me Unazën.

Basha: Në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën të vidhnin 40 mln euro me aferën tashmë të njohur në gjithë botën të unazës së re, si dhe të devijonin lumin e lanës për ti dhënë mundësinë një trafikanti droge, mik i Ballës dhe Ramës të ndërtonte një projekt me vlerë 60 mln euro.

Është e njëjta drejtësi e kapur dhe e korruptuar që nuk ka nisur hetimet për Edi Ramën që tashmë e gjithë bota e tregon me gisht, sepse përmes parave të drogës dhe të krimit shkeli ligjet amerikane, shkeli ligjet e fushatës së presidentit Obama. Dy persona janë dënuar me burg, por për Edi Ramën, prokuroria e kapur dhe majonetat kamikazët politik në prokurori dhe gjykata nuk hapin hetime.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/banoret-e-unazes-se-re-bllokojne-rrugen-ne-proteste-edhe-basha

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended