Ora News - Në furgon me 18 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohen dy të rinjtë
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Dy persona janë vënë në pranga në Korçë në kuadër të operacionit policor ?Perimetri?.

Shtetasi E. I., 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiran, u kap duke transportuar 18 emigrantë nga Pogradeci drejt Tiranës.

Ndërkohë, shtetasi A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, kishte rolin e shoqëruesit.

??29-vjeçari, është kapur në afërsi të fshatit Stropckë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip ?Volkswagen?, 18 emigrantë të paligjshëm, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. P., (në rolin e shoqëruesit) iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 100 euro për secilin prej tyre??, informon policia.

Operacioni u finalizua nga Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim?.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/ne-makine-me-18-emigrante-te-paligjshem-drejt-tiranes-arrestohen-dy-te-rinjte/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended