FRONTEX me 'dorë të hekurt' në kufi/ Ndalon mbi 600 emigrantë të paligjshëm që nga 22 Maji

  • 5 years ago
FRONTEX vazhdon kontrollin dhe inspektimin në kufi për të parandaluar kalimet e paautorizuara, emigracionin e paligjshëm si dhe krimin ndërkufitar.

Nga patrullimet e perbashketa të Policisë Kufitare në bashkëpunim me FRONTEX nga data 22 Maj deri ditën e djeshme burime për televizioni Report Tv bëjnë me dije se janë kapur mbi 600 shtetas të huaj.

Në pikën kufitare të Kapshticës deri më tani jaë ndaluar 430 shtetas të huaj ndarsa në atë të Kakavijës janë ndaluar 193 shtetas.

Një pjesë e tyre janë dërguar ne Tiranë, deri në pritje të plotësimit të dokumentacionit për kthim mbrapa drejt vendit të orgjinës, ndërsa nëj pjesë tjetër janë kthyer në menyrë vullnetare.

Oficerë të Frontex qëndrojnë të vendosur në zonen e gjelbër në pikën e kalimit kufitar të Kapshtices dhe Kakavijës të cilat konsiderohen si pika të nxehta të kalimit të emigranteve të paligjshëm me qëllim kaluimin më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian .

Në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës janë vendosur 50 oficerë të FRONTEX. Kjo është hera e parë që FRONTEX po kryen një operacion në territorin e një vendi jo të Bashkimit Europian.

Recommended