Elbasan/ Përplasen tre automjete, drejtuesit e lënduar transportohen drejt spitalit
  • 5 years ago
ELBASAN- Tre automjete janë përplasur me njëra- tjetrën mbrëmjen e sotme afër Shkollës Pedagogjike të qytetit. Sipas korrespondentit të Report Tv, Aldo Kozarja kanë mbetur të lënduar tre drejtuesit e mjeteve të cilat janë transportuar me urgjencë drejt spitalin të Elbasanit.

Mësohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve ndërkohë nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e aksidentit, por pikërisht përplasja e tre mjeteve ka bërë të mundur bllokimin e qarkullimit rrugor në rrugën 11 Nëntori. Policia është në vendngjarje për të kryer hetimet dhe shkaqet të cilat çuan në aksidentin e trefishtë.
Recommended