Report Tv - Aksident në Elbasan/ Përplasen 'kokë më kokë' dy automjete
  • 5 years ago
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Tiranë pranë fshatit Bradashesh, ku janë përplasur dy automjete. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona. Të lënduarit janë të dy drejtues të automjeteve që u përfshinë në aksidentin "kokë më kokë", H.F., 24 vjeç me makinën "Benz" dhe A.K., 40 vjeç që drejtonte një "Ford".

Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa raportohet se bllokuan përkohësisht trafikun. Sakaq, policia ka arritur menjeherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Recommended