RTV Ora - Arrestohen 'skifterat' e Laçit, bënë kërdinë me vjedhje në Francë

  • 5 years ago
#rtvora
Të paktën 7 shqiptarë persona janë arrestuar në Francë dhe Shqipëri në prill të 2019 pasi një hetimi mbi një rrjet hajdutësh.

Të arrestuarit grabisnin banesat dhe vlera e mallrave të vjedhura është 300.000 euro.

Synimi i tyre ishin banesat në Francën lindore, por edhe në Belgjikë, Itali, Spanjë dhe Gjermani. 7 persona kanë rënë në prangat e policisë më 23 prill 2019 gjatë një operacioni të përbashkët midis Francës dhe Shqipërisë.

Lajmi u njoftua nga në Francë në një konferencë të përbashkët shtypi nga kryeprokurori i rajonit, Fransua Perain (François Pérain) dhe prokurori shqiptar, Besim Hajdarmataj të hënë (13 maj) në Nancy (Meurthe-et-Moselle).

Katër persona nga e njëjta familje u arrestuan në Uckange dhe Hayange, në prill të dyshuar si bashkëpunëtore në vjedhje. Dhe tre u arrestuan në Shqipëri në të njëjtën ditë.

"Kjo është hera e parë që arrestimet e grabitësve shqiptarë kryhen në vendin e tyre të origjinës pas akteve të kryera në Francë," tha prokurori François Pérain.

Ndërsa prokurori Hajdarmataj e vlerësoi këtë operacion si "një sinjal të qartë për grupet kriminale shqiptare që e konsiderojnë Shqipërinë si një vend ku mund të fshehin gjurmët e krimeve të kryera në Francë?.

Ata akuzohen për vjedhjen me forcë të rreth 70 apartamenteve, në tre-mujorin e fundit të vitit 2018 dhe vlera e mallrave të vjedhura, përfshirë bizhuteri, telefona dhe para kesh arrin 300.000 euro.

Media franceze actu.fr raporton se shtëpitë u grabitën në mes të dimrit 2018 dhe pranverës së vitit 2019. Të dyshuarit për grabitjet shisnin në tregun e zi sendet e vjedhura.

"Në bazë të hetimit, në Francë u arrestuan 4 anëtarë të familjes Kajtazi, të drejtuar nga Arif Kajtazi, të cilët janë rezidentë prej vitesh në rajonin e Nancy-t. Ndërsa në Shqipëri, me urdhër të prokurorit Besim Hajdarmataj u ndaluan Besnik Fufi, Alfons Perloka dhe Aleks Marku. Për këta persona, gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit ?arrest në burg?. Në bazë të hetimeve të përbashkëta franko-shqiptare rezulton se familja Kajtazi u siguronte Fufit, Perlokës dhe Markut banesën dhe mjetet për realizimin e vjedhjeve. Tre të arrestuarit në Shqipëri, pasi kryenin vjedhjet në Francë, riktheheshin në qytetin e tyre, në Laç, ku depozitonin sendet e grabitura."-raporton policia.

Grupi i shqiptarëve ra në gjurmë të autoriteteve policore, pasi kishin nisur hetimet për vjedhje në seri të kryera në rajonin e Nansy-t, në Francë, por edhe në Belgjikë e Itali.

Arrestimi i 7 personave të dyshuar u realizua në mënyrë të njëkohshme në Francë dhe në Shqipëri. Për shkak të mungesës së marrëveshjes së ekstradimit, tre të arrestuarit në Shqipëri do të gjykohen nga Gjykata për Krime të Rënda. Ndërsa 4 shqiptarët e arrestuar në Francë pritet të gjykohen nga autoritetet gjyqësore të Nancy-t.

Të arrestuarit akuzohen për kryerjen e veprave penale të ?vjedhjes?, ?pastrimi i produkteve të veprës penale? dhe ?grupi i strukturuar kriminal".

Hetimi është ende nën vazhdim në Shqipëri dhe Francë.
...

Recommended