RTV Ora- Skrapar, arrestohen me kokainë në lokal

  • 5 years ago
#rtvora

Policia ka arrestuar dy persona që u kapën duke shpërndarë drogë në një lokal në Çorovodë. Ndërsa është proceduar penalisht pronari i lokalit.

Uniformat blu sekuestruan armë, drogë dhe një sasi lekësh. Dy të arrestuarit shpërdanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Çorovodës.

"Gjatë kontrollit fizik shtetasit me iniciale P.K., 46-vjeç, iu gjetën 11 doza kokainë, 520 euro, 57.400 lekë dhe 4 aparate celular.

Ndërsa 37-vjeçarit me iniciale E.H., po ashtu banues në Çorovodë gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri Pistoletë me 6 fishekë dhe 1 dozë Kokainë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një sasi farash cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe 27 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva. 37-vjeçari rezulton i dënuar më parë"-raporton policia.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë pronari i lokalit L.S, 44 vjeç, për veprën penale "Moskallëzim krimi".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Mbajtja e armëve dhe municioneve pa leje", "Mbajtja e armëve të gjahut pa leje".

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/skrapar-arrestohen-me-kokaine-ne-lokal

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended