RTV Ora - Arrestohen në lokal të dyshuarit si autorë të djegies së KZAZ 6 në Vau Dejës
  • 5 years ago
#rtvora
Plot 14 persona janë arrestuar, ndërsa 9 të tjerë janë shpallur në kërkim si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 6, mbrëmjen e djeshme në Vau Dejës, në qarkun Shkodër.

Policia informoi mbrëmë se ishin grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD dhe gjatë protestës kishin sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta"

Mes të arrestuarve janë dhe nënkryetari i Bashkisë Vau Dejës si dhe punonjës të kësaj bashkie. Ndërsa në kërkim janë edhe kryepleqtë e disa fshatrave.

"Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 27 Qershor 2019 rreth orës 20:00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 6, e cila ndodhet në ambientet e shkollës ?Ndre Mjeda? në fshatin Bushat. Ata kanë protestuar duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim. Për pasojë, janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës, të planifikuar me shërbim pranë KZAZ, që ndodhen nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu janë djegur materialet zgjedhore të kësaj KZAZ" informoi sot Zv.drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj në një deklaratë për median.

Policia publikon videon e arrestimit të 14 personave të arrestuar. Nga pamjet duket që disa prej tyre janë arrestuar në lokal.

Të arrestuar në flagrancë janë

?Admir Hasnegaj, 37 vjeç, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës

?Lin Gjoka, 33 vjeç, Punonjës i Bashkisë

?Tom Simoni, 55 vjeç, Punonjës i Bashkisë

?Aleks Prendi, 46 vjeç, punonjës i Bashkisë, kujdestar konvikti

?Tonin Xhevahiri, 53 vjeç, punonjës i pyjores së Bashkisë

?Mirash Thepi, 58 vjeç banues në fshatin Pacram,

?Luçiano Kulli,25 vjeç , banues në fshatin Pistull,

?Izet Brahimi, 27 vjeç, banues në fshatin Pistull,

?Klodian Tusha, 30 vjeç, banues në fshatin Kosmac,

?Arben Bakucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Barbullush,

?Genc Qarri, 48 vjeç, banues në fshatin Barbullush,

?Pavlin Qoku, 46 vjeç, banues në fshatin Hajmel,

?Jetmir Beqiri, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmac,

?Mark Rrethatori 26 vjeç,
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/djegia-e-kzaz-vau-i-dejes-14-te-arrestuar-9-ne-kerkim
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended