RTV Ora - Momenti kur futbollistët e Tiranës konfliktohen me stafin e Laçit

  • 5 years ago
#rtvora
Skenat e dhunës rikthehen sërish në futbollin shqiptar. Incidenti i radhës është regjistruar në fundin e takimit Tirana-Laçi e mbyllur në barazim 1-1.

Protagonistë kanë qënë futbollistët miq, të cilët janë konfliktuar verbalisht me ata bardheblu. Madje, burime për "RTV Ora" pohojnë se ka pasur edhe sulm fizik ndaj sulmuesit anglez të Tiranës, Michael N'Goo. Ai është goditur me grusht nga futbollistët kurbinas, duke tensionuar më tej situatën.

Një ngjarje që vjen vetëm pak ditë pas asaj të regjistruar në "Redi Maloku" në Fushë-Krujë, ku pjesëtarë të stafit bardheblu u konfliktuar me stjuardët e takimit Kastrioti-Tirana, e fituar nga vendasit me rezultatin 1-0.

Kujtojmë që për shkak të një sulmi ndaj gjyqtarit, Eldorian Hamiti, Komisioni i Disiplinës ndëshkoi skuadrën e Kamzës, e cila u përjashtua nga Kategoria Superiore dhe sezonin e ardhshëm e nis nga ligat inferiore në vend.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/skandal-ne-selman-stermasi-lojtaret-e-lacit-godasin-michael-ngoo

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended