Report TV -Arrestohen dy xhepistat fierakë, bënë kërdinë me portofolat në Vlorë

  • 5 years ago
Dy fierakë janë arrestuar në Vlorë, pasi kanë kryer nëntë vjedhje të portofolave nga Janari i këtij viti duke marrë mbi 10 milionë lekë të vjetra. Të arrestuarit janë A. T. 53 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe E. P. 52 vjeç, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh, të dy nga Fieri. Ata i kanë kryer vjedhjet në ambiente ose mjedise ku ofroheshin shërbime publike, me qëllim që të përfitonin nga grumbullimi i njerëzve.

Recommended