(Pamjet e kamerave) Të qetë dhe me duart në xhepa! Kapen dy hajdutët që bënë kërdinë në Vlorë

  • 4 years ago
Dy hajdutë janë arrestuar në Vlorë, pasi akuzohen për 8 vjedhje të kryerja në muajt e fundit. Operacioni i koduar "Orenditë" çoi në pranga R. A. 39 vjeç dhe A. B. 54 vjeç, të dy banues në Vlorë, të dënuar më parë për vjedhje. Në bashkëpunim me njëri tjetrin dy vlonjatët bënë kërdinë duke vjedhur madje edhe në kohën e karantinës në pandemi. Ata vidhnin banesa, kryesisht ato të cilat i kishin pronarët jashtë shtetit duke marrë pajisje elektroshtëpiake, veshje, bizhuteri, lekë etj.

Vjedhjet për të cilat akuzohen dy të arrestuaritMë datë 11.01.2020, në lagjen "Partizani" Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit H. Gj., (i cili jeton jashtë shtetit), orendi shtëpiake me vlerë rreth 100.000 lekë;

Më datë 29.01.2020, në lagjen "Hajro Çakërri" Vlorë, kanë vedhur në banesën e shtetasit K. Sh., materiale me vlerë rreth 200.000 lekë;

Më datë 12.03.2020, në lagjen "Rilindja" Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E. C., 1000 euro, 120.000 lekë dhe disa bizhuteri me vlerë rreth 50.000 lekë;

Më datë 08.05.2020, në lagjen "Partizani" Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. S., orendi shtëpiake me vlerë 40.000 lekë;

Më datë 10.05.2020, në lagjen "Lirimi" Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetases S. B., sende elektroshtëpiake me vlerë rreth 870 euro;

Më datë 17.05.2020, në lagjen "29 Nëntori" Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit T. T., (i cili jeton jashtë shtetit), 2 televizorë me vlerë 50.000 lekë;

Recommended