I vodhën çantën plot me para në Range Rover-in e tij, ja si u kapën dy hajdutët në Fier
  • 4 years ago
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor ?Kombinacioni?.


Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se i kanë vjedhur një personi në një makinë një shumë të madhe lekësh.

Në kuadër të operacionit të koduar ?Kombinacioni?, u bë arrestimi në flagrancë i tyre në qytetin e Fierit, konkretisht i shtetasit me inicialet D. H., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike? si dhe i shtetasit me inicialet G. K. 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale ?Vjedhje?.

?Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas denoncimit të marrë nga shtetasi F. B., se më datë 22.05.2020, rreth orës 19:00, pranë Qendrës Kristal, në zonën e Komunës së Parisit, persona të paidentifikuar i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash prej 20 milionë lekësh të reja dhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip ?Range Rover?, organizuan punën per zbulimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta, informacioneve të marra në rrugë operative dhe ndjekjes intensive për 24 orë u bë i mundur zbulimi dhe identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje.

Po në vijim të punës intensive dhe veprimeve hetimore u bë lokalizimi i vendndodhjes së autorëve dhe në kuadër të operacionit policor të koduar ?Kombinacioni?, u bë arrestimi në flagrancë i tyre në qytetin e Fierit, konkretisht:

D. H., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike?;

G. K. 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale ?Vjedhje?

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.

Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga?, njofton policia.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJnd...
Recommended