Ora News - Tiranë: Hyn në qendër tregtare, hajdutët i vjedhin në makinë çantën me mln lekë e franga
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona pasi dyshohet se kishin vjedhur një shumë prej 20 milion lekësh dhe 50 mijë frangash nga automjeti i shtetasit me iniciale FB. Ky i fundit ka denoncuar vjedhjen, ndërsa policia ka mundur të arrestojë D H 27 vjeç dhe G K 44 vjeç, të 2 me precedentë penal.

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash. Policia bën me dije se kanë arrestuar shtetasin me iniciale D. H., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike? dhe G. K. 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhje".

Operacioni "Kombinacioni" është kryer nga komisaritati nr 2 në kryeqytet, pas denoncimet të regjistruar nga shtetasi F. B. të cilit i janë vjedhur 20 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga, nga automjeti i tij tip Range Rover në zonën e Komunës së Parisit.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operacionale, policia mundi të lokalizojë autorët e dyshuar në qytetin e Fierit, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 17.5 milion lekë dhe 50 mijë franga.

Policia bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, ndërsa të arrestuarit akuzohen për veprën penale ?Vjedhje".

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/tirane-hyn-ne-qender-tregtare-hajdutet-i-vjedhin-ne-makine-canten-me-20-milione-leke

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended