Vodhën shuma të konsiderueshme parash, makina dhe biznese, kamerat 'kapin' tre hajdutët në Belsh

  • 4 years ago
BELSH-Tre hajdutë kanë bërë 'kërdinë' duke vjedhur disa banesa dhe biznese. Autorët ende nuk janë arrestuar, por janë kapur nga kamerat e sigurisë. Autorët kanë hyrë në banesat e personave me inicialet G.H. duke i vjedhur një shumë të konsiderueshme parash ditën e diel, ndërsa pre e këtij fenomeni më pas ka rënë edhe banesa e G.Gj. ku po ashtu kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar në errësirë me shpejtësi sapo është zgjuar e zonja e shtëpisë, e cila i ka ndjerë lëvizjet.

Recommended